Loading…

Tahiri i kërkon Kuvendit ta aprovojë ligjin për rimëkëmbje ekonomike

  • 08/07/2020 | 12:38

Tahiri i kërkon Kuvendit ta aprovojë ligjin për rimëkëmbje ekonomike

Zëvendës kryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Kuvendi që në mënyrë urgjente të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situatës së krijuar do t’i përgjigjen me përkushtim dhe vullnet të plotë, në mënyrë që si institucione shtetërore të kryejnë detyrën karshi nevojave të qytetarëve.

“Në këtë kohë, të gjitha vendet po ballafaqohen me pandeminë e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha duke marrë jetëra njerëzish, njëkohësisht ka penguar edhe lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave dhe ka dobësuar zhvillimin ekonomik. Prandaj, kësaj situate do t’i përgjigjemi me përkushtim dhe vullnet të plotë, në mënyrë që ne si institucione shtetërore të kryejmë detyrën tonë karshi nevojave të qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënshkrova Vendimin me të cilin kërkova nga Kuvendi i Kosovës, që në mënyrë urgjente, të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, në mënyrë që të mund të sanojmë pasojat e shkaktuara në ekonominë e vendit tonë.

Në këtë kohë, të gjitha vendet po ballafaqohen me pandeminë e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha duke marrë jetëra njerëzish, njëkohësisht ka penguar edhe lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave dhe ka dobësuar zhvillimin ekonomik. Prandaj, kësaj situate do t’i përgjigjemi me përkushtim dhe vullnet të plotë, në mënyrë që ne si institucione shtetërore të kryejmë detyrën tonë karshi nevojave të qytetarëve tanë.

Edhe në të ardhmen, Qeveria e Kosovës, do të përkujdeset për trajtimin e temave të cilat kanë të bëjnë me interesin qytetar, e veçmas në situata kur duhet vepruar në mënyrë emergjente. Presim bashkëpunim nga Kuvendi dhe të gjitha partitë parlamentare”. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë