Loading…

Tahiri i reagon Kurtit: Gjej zgjidhje për energji, lëri rimat

  • 26/12/2021 | 13:22

Tahiri i reagon Kurtit: Gjej zgjidhje për energji, lëri rimat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se krimi i organizuar ka zbarkuar nëpër komuna. Sipas Tahirit, në nivel lokal maten rezultatet e jo ligjeratat e as tekstet me rimë.


Prandaj, Tahiri ka kërkuar nga Kurti që të merret me krizen energjetike dhe të gjejë zgjidhje për Vitin e Ri.

Reagimi i plotë i tij:

Në nivel lokal maten rrezultatet e jo ligjeratat, në komunë janë 24 përgjegjësi ekzekutive, që kryetari, si zyrtari kryesor administrativ, i ushtron në emër të shtetit nga poshtë.

Në komuna nuk shiten përrallat, tekstet me rimë e as fjalimet ideologjike, në terren maten rezutatet dhe ndikimi konkret i punëve të kryera.

Albin, lëri kritikat për kryetarët e komunave, gjej zgjidhje për energji për Vit të Ri 2022, merru me krizën më të madhe që e dërrmoi popullin!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë