Loading…

Tahiri: Koalicioni VV-LDK do të ndodhë, mund të ndryshojë veç një gjë

  • 13/10/2019 | 11:25

Tahiri: Koalicioni VV-LDK do të ndodhë, mund të ndryshojë veç një gjë

Koalicioni LVV-LDK do të ndodhë, ajo që mund të ndryshojë është vetëm posti i kryeministrit, kështu po thotë analisti politik, Ramush Tahiri, transmeton Gazeta Metro.


Njohësi i rrethanave politike Ramush Tahiri ka thënë se LDK’ja pezulloi bisedimet me LVV’në pasi nëse LDK’ja del fituese do të ndryshojë pozicioni i bisedimeve.

“LDK-ja ka pezulluar takimet, pasi në bisedime ndryshon pozicioni nëse LDK-ja del e para sa i përket funksionalitetit, sepse atëherë Vjosa thërret Albinin për t’i vazhduar bisedimet dhe ndërtimin e koalicionit. Me votat e rinumëruara dhe që eventualisht do ta ndryshonin rezultatin, atëherë dialogu mes dy partive do të ketë një pozicion tjetër”, ka thënë ai për “Zëri”.

Tahiri thotë se koalicioni LVV – LDK do të ndodhë, pasi paraprakisht janë marrë vesh që cilado parti që del e para do t’i takojë pozita e kryeministrit.

“Ata janë marrë vesh që cilado që del partia e parë ajo e ka Kryeministrinë. Krijimi i Qeverisë nuk do të vonohet, pasi menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të ketë koalicion pasi Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë bërë marrëveshje paraprake të parimeve dhe kanë biseduar për koalicion, por e kanë pasur vetëm se kush do të bëhet kryeministër”, ka thënë tutje ai.

Tahiri thotë Vetëvendosja do ta pranojë Vjosa Osmanin për kryeministre nëse LDK’ja del parti fituese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë