Loading…

Tahiri kritika Qeverisë: Ndaleni dorën me punësime partiake

  • 11/06/2021 | 10:40

Tahiri kritika Qeverisë: Ndaleni dorën me punësime partiake

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së), Besnik Tahiri ka thënë se Vetëvendosja (VV), me arrogancën e numrave po tenton që të kap të gjitha institucionet e pavarura të Kosovës duke punësuar militantë partiakë, shkruan Gazeta Metro.


Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit tha se është duke u parë qartë se punësimet janë partiake.

“Tendencën e partizimit respektivisht kapjen e instituconeve të pavarura të Kosovës. Sa i përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri dhe qeveri ne e kemi marrë me shqetësim. Shihet qartë që ka punësime, por janë punësime politike pavarësisht se kanë deklaruar se nipat janë për dasma.Kur ju pëlqen kritika e shoqërisë civile i keni duartrokitur, kur iu pëlqen rekrutimi nga ambasadat i duartrokitni, në momentin që ju japin rekomandime thoni s’janë të mirë”, ka thënë ai.

Tutje Tahiri, i ka kërkuar partisë në pushtet që të ndalë me punësime në agjencione të pavarura.

“Ju lutem ndaleni dorën kur punësoni në agjencionet e pavarura, por po ju thojmë agjencione të Lëvizjes Vetëvendosje. I kemi dy gjykatës të Kushtetueses që kemi me i zgjedh, e kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion, të aplikojnë ata me integritet dhe të mos kemi dikë partiak. Nëse praktika shkon me i kap këto institucione nuk i bëni hajt as qeverisë Kurti as VV-së”. tha ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë