Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka thënë se muri në veri të Mitrovicës do të hiqet, pasi që sipas saj asnjëherë nuk është biseduar për mure në Bruksel.
Ajo, i tha këto në një tryezë të organizuar nga Instituti Demorkatik i Kosovës (KDI), me temë ”Dialogu në udhëkryq: Çka pas MURIT?”.
Tahiri, e cila thotë se Kosova ka fituar luftën me Serbinë, e bazon këtë se Serbia sipas saj ka mbetur edhe pa Brukselin por edhe pa Moskën.
“Serbia ka mbetur në udhëkryq”, tha Tahiri.
Muri në veriun e Mitrovicës sipas Tahirit është bërë vetëm për ta destabilizuar Kosovën, sepse sipas Tahirit, Serbia e din që Kosova si duron muret.
“Muret tek ne zgjojnë frustrim, irritim dhe mospajtim. Ne jemi të gjithë të bashkuar, pozita, opozita madje edhe ka serbë që nuk pajtohen me murin pasi që kërkojnë”, tha Tahiri gjatë kësaj tryeze./gazetametro.net