Loading…

Tahiri pasi dështoi rezoluta për faljen e borxheve: Ajo çka pamë sot është injorim i Qeverisë ndaj qytetarëve

  • 04/06/2021 | 15:46

Tahiri pasi dështoi rezoluta për faljen e borxheve: Ajo çka pamë sot është injorim i Qeverisë ndaj qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së), Besnik Tahiri, tha se Qeveria injoroi qytetarët kur në Kuvend u vendos për mosfaljen e borxheve të bizneseve gjatë pandemisë, shkruan Gazeta Metro. 


Besnik Tahiri në një konferencë për medie tha ka përmendur edhe pagesën e energjisë në veri prej 11 milionë euro, që po e cilëson si të kundërligjshme.

Ai ka paralajmëruar nismë ligjore në Kuvend për këtë çështje, duke shtuar se nuk do të ndalen.

“Ajo çka pame sot është që Qeveria e bëri një injorim të çuditshme ndaj kërkesës së Grupit tonë Parlamentar për faljen e borxheve në kohë pandemie. Ishte kulminacioni injorimi i votës së qytetarëve duke u thirr në numrin e arrogancës së votave. Kundërligjshëm janë paguar 11 milionë euro për në veri, kjo qeveri ka ardh në pushtet në emër të barazisë”, tha Tahri.

I pari i GP të AAK’së, tha se ata nuk do të ndahen në adresimin e kësaj dhe madje do të nisin procedurë legjislative në Kuvend për faljen e borxheve.

Tahiri iu është kundër përgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari-Lila e cila në Kuvend tha se nuk është serioze rezoluta e AAK’së.

“Se sa është serioze flasin dokumentet nisma jonë ka qenë e sinqertë dhe bazohet mbi nevojë , a është serioze pagesa e 11 milionë eurove, bash në Komisionin që drejton deputetja Kusari-Lila”, ka thënë ai.

Ndryshe në seancën e sotme me 22 vota për, Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK’ja për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë