Loading…

Tahiri, PDK: Do të inicojmë seancë të jashtëzakonshme dhe rezolutë kundër ngritjes së çmimit të rrymës

  • 20/01/2022 | 14:30

Tahiri, PDK: Do të inicojmë seancë të jashtëzakonshme dhe rezolutë kundër ngritjes së çmimit të rrymës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një konference për media ka ngritur shqetësimet për tendencën e rritjes së çmimit të energjisë nga ana e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro. 


Tahiri ka thënë se shtrejtimi i rrymës është i papërballueshëm për qytetarët dhe se kjo nuk guxon të ndodhë.

“Sot GP i PDK-së duke parë gjendjen që po rëndohet çdo ditë e më shumë me energji elektrtike, dhe në anën tjetër duke parë papërgjegjësinë e kryeministrit dhe qeverisë, kërkuam që të mbajmë një debat në lidhje me këtë situatë.  Në mënyrë që qytetarët të kalojnë sa më lehtë këtë dimër, kërkojmë që në asnjë rrethanë të mos ngritet çmimi i energjisë. Kjo është e papërballueshme për qytetarët dhe nuk guxon të ndodhë.”, ka thënë ai.

Tahiri ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mospërkrahje të mocionit të PDK-së, teksa ka thënë se ne si opozitë nuk ndalemi, teksa ka përmendur edhe mosrritjen e pagave.

“Si po shkon puna, Kosova do të jetë një nga 10 vendet që do të paguaj më së shtrenjti energjinë elektrike në Evropë. Është duke u manipuluar me të madhe në lidhje me shifrat dhe statistikat për furnizim nga ana e qeverisë. Si opozitë, ne nuk do të ndalemi. Do të punojmë dhe do të përdorim të gjitha instrumentet për të ftuar në seancë të jashtëzakonshme kryeministrin Kurti që të mos lejojmë ngritjen e çmimit të energjisë. Secila familje kosovare, sado e vogël të jetë ajo, do të kaloj 600 kwh energji elektrike brenda muajit dhe do të preken nga rritja e çmimit të energjisë. Pagat nuk janë rritur, prandaj, pagat e qytetarëve tanë, mësuesve, policëve, të sektorit privat, nuk do të mund ta përballojnë rritjen e çmimit të energjisë.”, ka theksuar Tahiri.

Në kuadër të kundërshtimit, Tahiri ka paralajmëruar se PDK do kërkojë  seancë të jashtëzakonshme ku do të iniciohet një rezolutë e cila parandalon ngritjen e çmimit të energjisë.

“Ne kemi qenë kundër, do të jemi kundër dhe nuk do të ndalemi në kundërshtimin e këtij vendimi të qeverisë. Qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë abuzim. Një debat parlamentar për rritjen e çmimit të energjisë është shumë i domosdoshëm. Miratimi i një rezolute e cila i kërkon ZRRE-së që të mos lejoj ngritjen e çmimit të energjisë është e pashmangshme. Si Grup Parlamentar, për ne, më e rëndësishmja sot është parandalimi i ngritjes së çmimit të energjisë. Është e paparanueshme që të paguajmë rrymën më së shtrenjti në Evropë. E ftojmë kryeministrin që të jetë më i përgjegjshëm karshi kësaj situate sepse sot për sot nuk ka brengë më të madhe për qytetarët sesa furnizimi me energji.”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë