Loading…

Tahiri: Për herë të parë Qeveria e Kosovës ka njohur targat ilegale të lëshuara nga Serbia

  • 05/10/2021 | 21:34

Tahiri: Për herë të parë Qeveria e Kosovës ka njohur targat ilegale të lëshuara nga Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur rreth marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në lidhje me targat e automjeteve.

Ai ka kritikuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti në seancën ku është diskutuar rreth kësaj marrëveshje, duke thënë se ai i ka ikur përgjegjësisë.

Tutje, Tahiri ka thënë se për herë të parë në Kosovë janë legalizuar targat e lëshuara nga Serbia.

“Së pari kanë dërguar policinë atje në mes të bandave për vendimin që e kanë marrë, ne e kemi mbështetur kryeministri kur erdhi para tri javësh në Kuvend dhe na informoi rreth vendimit. Por, tash kryeministri nuk ishte ai i njëjti siç ishte para tri javësh, pasi që nuk erdhi në Kuvend fare për të folur rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel. Me këtë marrëveshje të arritur, është hera e parë në historinë e Kosovës që Qeveria e Kosovës ka legalizuar apo i ka njohur targat e lëshuara nga Serbia, qofshin ato me stikera apo çkado, ti e ke njohur atë targë ilegale zyrtarisht. Qeveria po thotë që është marrëveshje vetëm për gjashtë muaj, por edhe dy muaj të jetë, kjo është e dëmshme. Do të thotë ti ke lejuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia të njihen në veri të Kosovës”, ka thënë Tahiri në T7, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se për të marrë tabelat e lëshuara nga shteti serb, qytetarët duhet të paguajnë në Serbi dhe kjo i shkakton dëm Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë