Loading…

Tahiri për takimin e Kurtit me Mustafën: Nëse i kanë votat, ta sjellin mocionin dhe ta rrëzojnë Qeverinë

  • 22/05/2019 | 20:01

Tahiri për takimin e Kurtit me Mustafën: Nëse i kanë votat, ta sjellin mocionin dhe ta rrëzojnë Qeverinë

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri në një intervistë për “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahun ka folur për zhvillimet e fundit politike, takimin dy krerëve të opozitës, Isa Mustafës (LDK) dhe Albin Kurtit (VV). Tahiri flet edhe për ligjin e Qeverisë, si dhe reformën shtetërore.


Duke komentuar takimin e fundit të Mustafës dhe Kurtit, Tahiri tha se prej se është bërë kryeministër Ramush Haradinaj, ka pasur tendenca për ta rrëzuar Qeverinë, dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Është normale në një demokraci edhe ata që janë në pozitë edhe ata që janë në opozitë, si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, të takohen.

Nëse ka një bashkërendim të opozitës për agjenda nacionale edhe për korrigjimin e qeverisjes, ne kemi qenë gjatë në opozitë, 10 vjet dhe roli i opozitës është i pashmangshëm për një qeverisje të mirë nëse kanë kritika të bazuara.

Diskursi për ta rrëzuar Qeverinë ja sot ja nesër është bërë demode, prej kur ka filluar mandatin Qeveria Haradinaj ka ndodhë një gjë e tillë”, tha ai.

Tahiri deklaroi se opozita dhe Qeveria duhet të ballafaqohen për programe dhe se deri tani nuk ka pasur asnjë ballafaqim për taksën, për dialogun edhe as për ndonjë çështje tjetër me rëndësi.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri gjatë intervistës për “Përballje Ditore”
Koordinatori nacional, theksoi se LDK dhe VV po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë për shkak të problemeve të brendshme të tyre.

“Ata duhet të thonë diçka dhe jo ta lavdërojnë Qeverinë, diskursi vjen për shkak të procesit zgjedhor në LDK, problemet që kanë ndodhur në Mitrovicë, janë duke u bartur në një diskurs tjetër, dhe duke kërkuar zgjedhjet parlamentare.

Vetëvendosje ka një krizë të thellë, të brendshme, 12 deputetë e kanë lëshuar partinë. Ata nuk duhet të bëhen bajat, nëse i kanë votat le ta sjellin mocionin dhe ta rrëzojnë qeverinë”, potencoi ai.

Mes tjerash, Tahiri lavdëroi punën e Qeverisë, duke thënë se Qeveria e tanishme ka marrë vendime që nuk kanë mundur të merren që 20-vjet.

“Kjo Qeveri e kaloi ligjin për kryeqytet, për paga, për zyrtarë publikë, për ushtri, kjo qeveri ia tregoj vendin Serbisë. Kjo qeveri ia tregoi botës që dialogu ka qenë farse. Kjo Qeveri i ka thënë troç Vuçiqit se territori i Kosovës nuk mund të preket. Ka kaluar ligjin e Trepçës, çfarë me bërë më shumë”, deklaroi ai.

Në fund, Tahiri  tha se dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje do të ishte më mirë që të deklarohen haptazi se po duan të vijnë në pushtet dhe mos të mundohen ta rrëzojnë Qeverinë sa për funksionalizim. Ai shtoi se mandatin e kanë marrë për ta çuar deri në fund, dhe se për këtë vendosin partnerët e koalicionit qeverisësë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë