Loading…

Tahiri për zjarrin në IML: Shqetësuese, të zbardhen shkaqet – Qeveria ka bërë përpjeke për degradimin e këtij institucioni

  • 21/11/2023 | 11:52

Tahiri për zjarrin në IML: Shqetësuese, të zbardhen shkaqet – Qeveria ka bërë përpjeke për degradimin e këtij institucioni

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar në lidhje me zjarrin që mëngjesin e sotëm përfshiu zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke e cilësuar këtë si tepër shqetësuese, dhe si rrjedhojë edhe rrethanat dhe shkaqet duhet të zbardhen sa më parë, shkruan Gazeta Metro.


Tahiri ka kritikuar edhe Qeverinë duke thënë se përpjekjet e kësaj të fundit për të degraduar punën dhe imazhin e IML’së, kërkojnë trajtim urgjent nga ana e Kuvendit.

“Pas skandalit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, dështimit për të shtuar kapacitetet e mbrojtjes dhe të sigurisë së IML-së, sulmeve dhe fyerjeve të udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë ndaj ekspertëve mjeko-ligjor, ka cenuar thellë edhe besimin e publikut në punën e këtij institucioni, i cili si i tillë, është në vartësi të drejtpërdrejtë menaxheriale të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Djegia e zyreve të punës së ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore në mëngjesin e ditës së sotme është tepër shqetësuese, prandaj edhe rrethanat e shkaqet duhet të zbardhen sa më parë.

Pas skandalit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, dështimit për të shtuar kapacitetet e mbrojtjes dhe të sigurisë së IML-së, sulmeve dhe fyerjeve të udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë ndaj ekspertëve mjeko-ligjor, ka cenuar thellë edhe besimin e publikut në punën e këtij institucioni, i cili si i tillë, është në vartësi të drejtpërdrejtë menaxheriale të Ministrisë së Drejtësisë.

Përpjekjet e vazhdueshme të kësaj qeverie për të degraduar punën dhe imazhin e IML-së, kërkojnë trajtim urgjent edhe nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /gazetametro.net

 

Zjarr në IML, Policia: Dy zyra janë përfshirë nga flakët, nisin hetimet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë