Loading…

Tahiri: Procedura për zgjedhje të reja vetëm ka nisur, gjithçka pjesë e strategjisë së VV’së

  • 10/08/2026 | 22:56

Tahiri: Procedura për zgjedhje të reja vetëm ka nisur, gjithçka pjesë e strategjisë së VV’së

Nënkryetari i parë i AAK-së dhe drejtuesi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit politike po e çojnë vendin drejt një tjetër procesi zgjedhor, përcjell Gazeta Metro.


Duke folur në T7, Tahiri pretendoi se situata e krijuar nuk është e rastësishme, por pjesë e një skenari politik të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, kjo do të mund ta shtynte opozitën që çështjen ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri tha se, në një rast të tillë, Gjykata Kushtetuese do të duhej të mbështetej në qëndrimet që tashmë i ka dhënë për çështjen.

“Sepse procedura e dërgimit të Kosovës edhe një herë në zgjedhje vetëm ka nisë. Kushtetuta nuk është e faktuar. Jo, pra gjithçka që ndodh është një nën një strategji e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje që opozita me e dërguar rastin në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese me marrë një vendim… Gjykata Kushtetuese nuk mundet me dalë prej këtij interpretimi”, deklaroi Tahiri.

Ai kërkoi që institucionet e drejtësisë dhe mekanizmat përgjegjës për sundimin e ligjit ta shqyrtojnë situatën, duke e konsideruar atë si çështje me peshë kushtetuese.

“Po, se në mënyrë normale këtu kish pasë dashur krejt aparati i sundimit të ligjit me filluar me e trajtuar se këtu ka shkelje të mëdha kushtetuese, i cili është fjala e parë në betimin e një deputeti”, theksoi Tahiri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë