Loading…

Tahiri: Qeveria Mustafa i ka bërë bllokadë totale sistemit të drejtësisë

  • 11/09/2019 | 21:52

Tahiri: Qeveria Mustafa i ka bërë bllokadë totale sistemit të drejtësisë

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se gjatë qeverisjes Mustafa ka pasur një bllokadë totale në sistemin e drejtësisë, transmeton Gazeta Metro.


“Në Qeverinë Mustafa ka pasë një bllokadë totale në sistemin e drejtësisë sa i përket rritjes së buxhetit. Institucionet që menaxhojnë me drejtësinë janë kategori kushtetuese por buxhetin e kanë të varur nga politika”. ka thënë Abelard Tahiri në klan kosova.

Ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se nga dhjetori i vitit të kaluar kur ka hyrë në fuqi ligji për konfiskim të pasurisë janë shënuar rezultate pozitive.

“Sekuestrimi i pasurisë në gjashtë mujorin e parë është rritur dukshëm. Mbi 60 aseste janë sekuestruar. I kemi rritur dënimet për korrupsion. Numri i gjyqtarëve ka qenë 307 në vitin 2017 kurse tash është 430 dhe 27 janë në proces të rekrutimit. Mbi 110 janë shtuar gjatë periudhës që kemi qeverisur ne”.

“Si qeveri kemi përkrah me buxhet Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Janë dyfishuar parashkrimet edhe kjo është shumë me rëndësi. Jemi partia e vetme qe kemi adresuar çështjet”, ka thënë Tahiri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë