Loading…

Tahiri: Serbia rifilloi krijimin e ‘Serbisë së Madhe’ nga Bosnja pasi s’mundi nga Kosova

  • 04/11/2021 | 13:03

Tahiri: Serbia rifilloi krijimin e ‘Serbisë së Madhe’ nga Bosnja pasi s’mundi nga Kosova

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia pasi s’mundi ta krijojë “Serbinë e Madhe” përmes Kosovës, tash po e synon këtë përmes Bosnjë e Hercegovinës.

“Serbia e ndihmuar nga Rusia ka rifilluar krijimin e “Serbisë së Madhe” nga Bosnje e Hercegovinë, pasi nuk mundi ta bëjë këtë nga Kosova. Tensionet për ndarjen e Bosnjës po arrijnë pikën e vlimit, duke nxitur destabilizimin dhe luftërat e mundshme. Iniciativa “Open Balkan” shërben si mbulim fals…”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

Tension dhe frikë u përhap në Bosnjë e Hercegovinë pasi përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe tha se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.

Gazeta britanike “The Guardian” tha se ka parë një raport për Kombet e Bashkuara se Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë