Loading…

Tahiri ‘thumbon’ Kurtin: ‘Bashkimin kombëtar’ për të ardhur në pushtet, ‘vetëmenaxhimin’ për të mbetur

  • 26/03/2023 | 15:35

Tahiri ‘thumbon’ Kurtin: ‘Bashkimin kombëtar’ për të ardhur në pushtet, ‘vetëmenaxhimin’ për të mbetur

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj vizitës së sotme të kryeministrit, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka thënë se Kurti erdhi në pushtet me kauzën për ‘bashkimin kombëtar’ mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbetur në pushtet me ‘vetëmenaxhimin’ e komunitetit serb në Kosovë.

”Me ‘bashkimin kombetar’ per te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ per te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj kete Kurti sot ne Tirane para shqiptareve!,” ka shkruar Tahiri.

Para se të vinte në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, gjegjësisht kur ishte themeluar kishte dalë kundër simboleve të Kosovës dhe kërkonte bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Por, gjërat ndryshuan kur më 14 shkurt 2021 Vetëvendosje mori pushtetin, thënë shkurtimisht ”kjo u harrua”.

Ndryshe, sot kryeministri kosovar u takua me krerët e shtetit të Shqipërisë presidentin, Bajram Begaj, kryeministrin, Edi Rama dhe kryeparlamentaren, Lindita Nikolla. /gazetametro.net

‘Asociacioni dhe Kisha Ortodokse Serbe’, Rama tregon se çka e inkurajoi Kurtin të bëjë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë