Loading…

Tahiri ‘thumbon’ Kurtin: Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga kryeministri

  • 06/02/2023 | 18:40

Tahiri ‘thumbon’ Kurtin: Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga kryeministri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi se se ka pranuar të vazhdojë dialogun në Bruksel në bazë të planit franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së, transmeton Gazeta Metro.


Tahiri ka thënë se shefi i ekzekutivit kosovar e pranoi propozimin e BE’së pa pasur guxim të tregoj detaje rreth tij.

”E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën,” ka shkruar ai.

Tutje, deputeti me ironi ka uruar themelimin e Asociacionit, duke e cilësuar dhuratë të Kurtit.

”Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti,” përfundoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë