Përshkallëzimi i provokimeve ushtarake të Kinës ndaj Tajvanit është tregues se ishulli vetëqeverisur ka nevojë të përgatitet për një konflikt të mundshëm ushtarak, ka thënë ministri i jashtëm i Tajvan Joseph Wu, transmeton Gazeta Metro.
Paralajmërimi i Wu vjen një javë pas që Tajvani ka raportuar për inkursionin më të madh nga aeroplanët e ushtrisë së kinës në hapësirën ajrore të Tajvanit. 28 aeroplanë luftarak dhe bombardues kinezë u afruan në një shfaqje force të Armatës Çlirimtare Popullore të Kinës.
“Ne si vendimmarrës të Tajvan, nuk mund të rrezikojmë, ne duhet të jemi të përgatitur” Wu i ka thënë në një intervistë CNN të mërkurën. Kur qeveria kineze thotë se ata nuk heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe kryejnë stërvitje ushtarake përreth Tajvanit, ne më parë do të zgjidhnim të ju besojmë.”
Wu që shërben si ministër i punëve të jashtme të Tajvanit që nga 2018, ishte akuzuar nga Pekini muajin e kaluar se është një ‘separatist i betuar’ pas komenteve që i ka bërë në një konferencë për shtyp ku kishte thënë se “Tajvani do të luftonte deri në ditën e fundit” nëse sulmohet nga Kina.
Madje Kina kishte kërcënuar se do të dënonte separatistët e tillë ‘sipas ligjit’, kaq për ‘bashkimin paqësor’ gjoja të respektuar nga Kina.
Wu i tha CNN se ai sheh si nder që është cak i autoriteteve në Pekin. “Autoritarët nuk mund të tolerojnë të vërtetën. Nuk më brengosin fare”.
Tajvani dhe Kina qeverisen ndaras që prej përfundimit të luftës civile para më shumë 7 dekada, në të cilën nacionalistët e mposhtur u arratisën në ishullin e Tajvanit.
Pekini komunist vazhdon ta shohë Tajvanin si pjesë të territorit të vet megjithëse Partia Komuniste e Kinës asnjëherë nuk ka qeverisur ishullin demokratik me rreth 24 milionë banorë.
Më 2019’n presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje që Tajvani të përqafonte ‘bashkimi paqësor’ mee Kinën komuniste por refuzoi të hiqte dorë nga shfrytëzimi i forcës.
Para 30 vitesh ishin pajtuar që të lihet anash çështjet politike dhe të punohet në bashkëpunimin kulturor me sukses modest. Mirëpo trajtimi i Hong Kong dhe fuqizimi i pushtetit të Xi Jinping në Pekin paraprakisht ka ndryshuar mendim në Tajvan dhe tani pushteti i Presidentes të Tajvanit Tsai Ing-wen dhe partia se saj kanë refuzuar konsensusin e 1992, ajo vazhdimisht ka kërkuar që Pekini të pranoj sovranitetin e Tajvan dhe dëshirën e popullit.
Wu për CNN përsëriti se Tajvani nuk mund të pranoj bashkimin me Kinën, posaçërisht pas ngjarjeve në Hong Kong ku u vërtetua se ruajtja e sovranitetit është kyçe si i vetmi shtet demokratik kinez në botë./gazetametro.net