Loading…

Tajvani shfaq ‘luftëtarin e tij’ më të avancuar F-16V të ngarkuar me raketa në mes të kërcënimit të pushtimit kinez

  • 18/08/2022 | 12:21

Tajvani shfaq ‘luftëtarin e tij’ më të avancuar F-16V të ngarkuar me raketa në mes të kërcënimit të pushtimit kinez

Tajvani prezantoi avionin e tij luftarak më të avancuar që posedon, i cili është i pajisur me raketa F-16V, të cilët mund të shkatërrojnë anijet luftarake kineze, krejt kjo erdhi pas stërvitjeve të pashembullta ushtarake kineze rreth ishullit, transmeton Gazeta Metro.


Forcat kineze kanë kryer stërvitje detare dhe ajrore pranë Tajvanit për ditë të tëra këtë muaj, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi ishullin, të cilin Kina e pretendon si të sajin.

Tajvani ka kryer stërvitjet e veta për të simuluar mbrojtjen kundër një pushtimi kinez, personeli i Forcave Ajrore pajisi një avion luftarak F-16V me raketën anti-anije Harpoon të prodhimit amerikan në një stërvitje “gatishmërie luftarake” në një bazë ajrore.

Me një raketë të tillë, forcat ukrainase kishin fundosur krenarinë ruse, anijen Moskva, në Detin e Zi.

Gjashtë F-16V më vonë fluturuan në misione zbulimi dhe trajnimi gjatë natës, duke përfshirë dy të armatosur me raketa, sipas forcave ajrore të Tajvanit.

“Përmirësimi i aftësive ushtarake”

“Përballë kërcënimit të stërvitjeve të fundit ushtarake nga forcat komuniste kineze, ne kemi qëndruar vigjilentë ndërsa kemi krijuar konceptin e “fushëbetejë kudo dhe stërvitje në çdo kohë” për të mbrojtur sigurinë kombëtare”, thanë nga “Forcat Ajrore” të këtij vendi në një deklaratë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Sun Li-fang tha se Taipei dënoi veprimet e Kinës në ditët e fundit, por se situata ishte një mundësi e mirë për forcat e Tajvanit për të përmirësuar aftësitë e tyre.

Tajvani ka përmirësuar flotën e tij të vjetër luftarake në vitet e fundit, nga frika e veprimeve ushtarake nga Pekini dhe për shkak se forcat e tij ajrore janë nën presion të vazhdueshëm nga inkursionet gjithnjë e më të shpeshta kineze në zonën e mbrojtjes ajrore të ishullit.

Në nëntor, Tajvani vendosi skuadriljen e tij të parë të F-16V-ve, një version i përmirësuar dhe shumë më i sofistikuar në krahasim me F-16-të e tjerë, të cilët datojnë në vitet 1990./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë