Loading…

‘Takim me Scholz, Kurtin dhe Vucic’, Macron: Kosova mban përgjegjësinë për trazirat në veri

  • 31/05/2023 | 13:08

‘Takim me Scholz, Kurtin dhe Vucic’, Macron: Kosova mban përgjegjësinë për trazirat në veri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ashtu sikur Sekretari amerikan i shtetit, tha se autoritetet e Kosovës janë përgjegjëse për tensionimin e situatës së veri, përcjellë Gazeta Metro.


Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat të cilat janë rritur ndjeshëm që kur kryebashkiakët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën veriore me shumicë serbe të vendit, tha të mërkurën presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

Macron gjithashtu tha gjithashtu se shpreson të takohet këtë javë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Duhet theksuar se i pranishëm në Forumin e Bratisllavës ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nuk frikësohet nga izolimi, por që ëstë i brengosur dhe se po punon për ta zgjidhur situatën.

Lajmi në përditësim.../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë