Loading…

Takim urgjent i liderëve serb, shkak ‘Shqipëria e Madhe’

  • 24/04/2017 | 15:34

Takim urgjent i liderëve serb, shkak ‘Shqipëria e Madhe’

Deklaratat e liderëve shqiptarë për bashkim, kanë bërë që kryeministri serb, Aleksandër Vucic dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikloliq të zhvillojnë sot një takim në Qeverinë serbe.


Kryeministri Aleksander Vucic dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, janë takuar sot në Qeverinë e Serbisë, ku folën për çështje kryesore politike, veçanërisht pas deklaratave të fundit nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe në Serbi, dhe ranë dakord për hapat që do të ndërmerren.

Rama e Thaçi, patën deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë