Loading…
Takim urgjent tek Veseli: Mblidhen liderët shtetërorë
  • 11/02/2019 | 11:15

Takim urgjent tek Veseli: Mblidhen liderët shtetërorë

Një takim urgjent është thirrur sot nga ora 12:00, ku do të mblidhen sërish liderët e vendit, transmeton Gazeta Metro.


Burimet e Metros brenda zyrës së Kryeministrit bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës.

Kurse pjesëmarrës në këtë takim do të jenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Në këtë takim është ftuar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mirëpo ai nuk mund të jetë i pranishëm në takim pasi është momentalisht jashtë vendi, ai pritet të arrijë sot pasdite vonë në Prishtinë.

Tema e takimit do të jenë zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, me theks të veçantë do të jenë sanksionet amerikane që i kanë vënë Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, të gjitha programet trajnuese, edukative dhe vizitat ushtarake në Kosovë do të ndërpriten gjatë javës në vazhdim kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi Kosova nuk po pezullon taksën 100%./gazetametro.net

SHBA’të nisin sanksionet: Anulohen të gjitha programet trajnuese, edukative dhe vizitat ushtarake në Kosovë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë