Loading…

Takimet me zyrtarë nga shtetet e BE’së që nuk e njohin Kosovën, Lajcak e njofton edhe Greqinë për dialogun

  • 25/01/2023 | 07:55

Takimet me zyrtarë nga shtetet e BE’së që nuk e njohin Kosovën, Lajcak e njofton edhe Greqinë për dialogun

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka vazhduar takimet me zyrtarë të shteteve evropiane për t’i njoftuar për dialogun.


Pas vizitës javën e kaloi në Kosovë, Lajcak gjatë të hënës e martës takoi zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, ndërsa së fundi takoi edhe zyrtarë të Greqisë, saktësisht të dërguarën greke për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, fola për përpjekjet e Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, shkruan Lajcak në Twitter.

Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania janë pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Ndryshe, javët e fundit janë intensifikuar vizitat në Kosovë e Serbi me qëllim të shtyrjes para të procesit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic të hënën në mbrëmje ka lënë të nënkuptohet se Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, mbrëmë zyrtari amerikan Derek Chollet ka biseduar përmes telefonit me Kurtin, të cilit i ka kërkuar të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë