Deputetët e partive maqedonase VMRO dhe LSDM ditët e fundit janë parë duke biseduar në korridoret e Kuvendit të Maqedonisë. Siç mësohet ata pas takimit mes liderëve të tyre Gruevski dhe Zaev që kanë biseduar kokë më kokë sikur janë liruar nga zinxhirët partiak për të folur pak më lirë mes tyre kundër shqiptarëve.
Takimi mes Gruevskit dhe Zaevit në Kuvendin e Maqedonisë flitet se ka qenë temë bisedimi marrja e pushtetit nga Zaev në formë paqësore, ndërsa nga partitë maqedonase mohet se ka pasur një takim të tillë, njofton TetovaSot.
Nga BDI thonë se takimet e liderëve maqedonas nuk ju pengon fare. “Sipas informacioneve tona, kryetarët e VMRO-së dhe LSDM-së janë duke u takuar prej disa ditësh dhe ne e mbështesim dhe e përkrahim një gjë të tillë. BDI-ja e di rrugën dhe ajo është për qeverinë e ardhshme. Shpresojmë që të gjendet një rrugë e përbashët për të ardhmen e vendit”, ka thënë Osmani.
Ndryshe VMRO-ja e Gruevskit vazhdon të protestojë kundër Platformës Shqiptare dhe gjuhës shqipe, ndërsa lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistën e tij të fundit për N1 të Serbisë tha se është kategorikisht kundër Platformës dhe gjuhës shqipe sepse cenohet shteti i Maqedonisë.