Loading…

Takimi i radhës në fillim të shkurtit

  • 25/01/2017 | 23:32

Takimi i radhës në fillim të shkurtit

Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit në nivelin më të lartë, president – kryeministër.


Takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësim të BE’së, ndërsa ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Isa Mustafa, në një paraqitje në RTK, në emisionin ‘Monitor’, përcjell gazetametro.net.

Ai ka thënë se dialogu do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Mustafa gjithashtu duke folur për takimin e së martës, ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE’së, Federica Mogherini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjatë i vështirë.

Ai ka thënë se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë