Loading…

Takimi i tre liderëve me QUINT’in – Kurti doli i pari nga takimi me ambasadorët

  • 03/04/2024 | 21:16

Takimi i tre liderëve me QUINT’in – Kurti doli i pari nga takimi me ambasadorët

Një takim mes tre krerëve të shtetit, Osmani, Kurti dhe Konjufca dhe QUINT’it është zhvilluar sot në presidencën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu është njoftuar nga vetë presidenca përmes një postimi në Facebook.

“Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”,. thuhet në njoftim.

Edhe pse detaje rreth takimit s’janë dhënë, nga ky takim, siç njofton Klan Kosova, i pari është parë duke dalë kryeministrit Albin Kurti, përderisa Osmani dhe Konjufca kanë vazhduar takimin me QUINT’in/

Duhet cekur se ky takim ka ndodhur një ditë para takimit në Bruksel mes Bislimit dhe Petkovic’it, ku do të diskutohet rregullorja e Bankës Qendrore e cila përjashton dinarin nga përdorimi, dhe vendimi cili është kritikuar ashpër nga aleatët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë