Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetur takimin inaugurues të Këshillit për Stabilim Asociim ndërmjet BE’së dhe Republikës së Kosovës.
Kosova dhe BE u takuan në nivel të lartë politik, si dy palë të barabarta për të diskutuar aspektet kyçe të ndërlidhura me MSA’në, marrëveshjen historike që Thaçi thotë se e kanë nënshkruar vitin e kaluar, e cila është themeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës.
“Kjo marrëdhënie duhet të jetë e qartë dhe e bazuar në faktin që reformat sjellin rezultate konkrete. Kosova nuk mund të ecë përpara në mjegull. Reformat e bëra deri më sot dhe ato që do t’i ndërmarrim si pjesë e procesit të integrimit evropian duhet të nënkuptojnë që nesër Kosova të bëhet shtet anëtar i BE-së, ndërsa liberalizimin e vizave, sot”, ka thënë Thaçi./gazetametro.net