Loading…
Takimi me investitorët e afërt me Trump, Qeveria nis planin për privatizimin e Telekomit
  • 22/01/2019 | 17:40

Takimi me investitorët e afërt me Trump, Qeveria nis planin për privatizimin e Telekomit

Qeveria miratoi kërkesën e përgatitjes së Telekomit për privatizim. Interesim i menjëhershëm i kompanive ndërkombëtare, ani pse nuk kishte një proces të hapur për shitjen e kësaj ndërmarrjeje, transmeton Gazeta Metro.


Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një kërkesë të prezantuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për përgatitjen e Telekomit të Kosovës për privatizim.

Lluka ka thënë se ka kërkuar nga BERZH-i që të ndihmojë qeverinë e Kosovës të ristruktorojë Telekomin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të performancës së kësaj ndërmarrje.

Ai ka thënë se BERZH-i ka ofruar gatishmërinë për të ofruar një kredi deri në 25 milionë euro për të ndihmuar përgatitjen e Telekomit për privatizim.

“Kërkoj që të miratohet kërkesa e komisionit për ndërmarrje publike që të autorizohet komisioni për privatizim të Telekomit”, tha ministri Lluka.

Ndërkohë, janë katër kompani ndërkombëtare që janë interesuar për të privatizuar Telekomin e Kosovës. Kompania më e zëshme në garë, ka qenë kompania Artillery One. Përfaqësues të kësaj kompanie siç raportoi Metro,  u takuan me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn gjatë ditës së djeshme.

Por kush janë këta njerëz?

Vetëm njëri prej tyre është Ish Sekretari i Brendshëm dhe Kongresmeni i Shteteve të Bashkuara Ryan Zinke është bashkëngjitur si Drejtor Menaxhues i kompanisë ‘Artilery One’, para pak javësh. Zinke ka shërbyer si Komandant i Navy Seals, përfshirë edhe gjatë luftës në Kosovë, para një karriere të gjatë në shërbim publik, e cila arriti kulmin kur ai u emërua Sekretar i Brendshëm i Administratës Trump.

Para kësaj pozite, Zinke ishte pjesë se Senatit të Montana’s dhe më pas Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, ku ai ishte anëtar i Komitetit të Resurseve Natyrore dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura.

Për më tepër, ai konsiderohet si një ndërmarrës i suksesshëm me përvojë në menaxhim të pronave dhe zhvillim të biznesit me kompaninë e konsulencës, ‘Continental Divide International’.

Me këtë rast, zyra e Kryeministrit Haradinaj, nuk njofton saktësisht se për çka është biseduar në takim. Por në kumtesë shkruan vetëm se ai i njoftoi përfaqësuesit e ‘Artillery On’e për hapësirën që ofron Kosova për investime të huaja.


“Me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova tashmë është kthyer në një adresë të besueshme për investime amerikane”, përfundon kumtesa.

Ndryshe nga ajo që është raportuar më herët në Gazeta Metro, biznismenët që vizituan Kryeministrin janë të interesuar në privatizimin e Post Telekomit të Kosovës dhe Valës 900, si në disa projekte në komunën e Skenderajt. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë