Loading…

Takimi me këshilltarët e Haradinajt dhe Vucicit u mbajt në Berlin: Këto ishin temat që u folën

  • 20/06/2019 | 18:23

Takimi me këshilltarët e Haradinajt dhe Vucicit u mbajt në Berlin: Këto ishin temat që u folën

Burimet e Gazeta Metro nga zyra e kryeministrit, kanë treguar se një takim larg mediave dhe Brukselit është zhvilluar në Berlin, pala kosovare dhe ajo serbe janë takuar me ndërmjetësim të Gjermanisë për të tentuar zhbllokimin e dialogut, shkruan Gazeta Metro.


Nga pala kosovare, përfaqësues kanë qenë në Berlin dy këshilltarët e kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi që tani është ambasador në Emiratet e Bashkuara dhe Selim Selimi.

Kurse nga pala serbe, përfaqësues ka qenë Marko Djuric, drejtor i ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe njeriu më i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vucic.

Burimet e Gazeta Metros brenda takimit kanë bërë të ditur se 3 temat e këtij takimi kanë qenë, heqja e taksës, çështjet teknike të dialogut dhe rifillimi i dialogut mes dy vendeve.

Ky takim është udhëhequr nga Jan Hecker, këshilltar për Politikë të Jashtme i kancelares gjermane. Angela Merkel./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë