Loading…

Takimi me vajzën që e njohu në Snapchat i del ‘dardhë me bisht’ pejanit, dy persona e bëjnë llom

  • 04/08/2022 | 08:47

Takimi me vajzën që e njohu në Snapchat i del ‘dardhë me bisht’ pejanit, dy persona e bëjnë llom

Në ditët e sotme rrjetet sociale janë ‘vendi’ më i përshtatshëm për të krijuar njohje të reja. Përmes komunikimit në platforma të ndryshme, shumë njerëz kanë gjetur shoqërinë dhe dashurinë e jetës. Edhe një i ri në Pejë deshi ta njohë më shumë një vajzë me të cilën po fliste tash e një kohë në ‘Snapchat’, por takimi i shumëpritur i doli atij ‘dardhë me bisht’.


Ora 14:45 e ditës së djeshme do e gjente 30-vjeçarin nga Peja duke e pritur në takim vajzën që e njohu përmes rrjeteve sociale. E teksa po priste në parkingun e supermarketit ‘Interex’, atij i erdhi para këmbëve një veturë, nga e cila dolën dy persona të cilët ai nuk i njihte.

Sinjali mëson se shoferi bashkë me pasagjerin dyshohet se me të zbritur nga vetura kanë filluar ta sulmojnë fizikisht pejanin, duke e goditur atë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga sherri që e zuri në pikë të ditës, 30-vjeçari është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë ngjarjen që i ndodhi papritur. Ai ka arritur që të identifikojë njërin nga të dyshuarit, pasi kishte dëgjuar teksa iu përmend emri nga shoku i tij gjatë kohës që po e rrihnin.

Njësitet policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin e parë, i cili është një 22-vjeçar. Ai është shoqëruar në stacion për intervistim, ku pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që atij t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Po ashtu është identifikuar edhe i dyshuari tjetër, por që i njëjti ende ndodhet në arrati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë