Loading…

Takimi në Washington është i rëndësisë strategjike e jo vetëm ekonomike

  • Nga

  • SAFET GËRXHALIU

  • 02/09/2020 | 14:39

Takimi në Washington është i rëndësisë strategjike e jo vetëm ekonomike

Jemi të informuar se me datën 4 shtator në Uashington do të organizohet takimi në mes të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë, i organizuar në Shtëpinë e Bardhë nën mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një takim i rëndësishëm me përmbajtje ekonomike.


Shkruan Safet Gërxhaliu

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe e kundërta e dialogut është ajo që nuk e dëshiron askush sepse sjellë fatalitet dhe jo dobi. Në aspektin përmbajtësor, në rrethanat aktuale është e pamundur të mendohet se edhe 21 vite pas luftës ka dialog ekonomik apo vetëm teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë sepse në rrethanat aktuale çdo dialog ka më tepër ngjyrë dhe kontacion politik se sa përmbajtësor dhe ekonomik. Në mes të Kosovës dhe Serbisë janë nënshkruar marrëveshje të shumta për bashkëpunim ekonomik por edhe fusha të tjera e në veçanti në Bruksel, por zbatimi i tyre ka qenë mjaft sfidues dhe i paralizuar mu përhirë të dominancës politike në agjendën e dialogut Kosovë – Serbi.

Në fund të fundit marrëveshjet e arritura duhet të jenë në funksion të zbatimit për një zhvillim ekonomik të Ballkanit Perëndimor, për një përmirësim të imazhit të Ballkanit Perëndimor por edhe për promovim të mundësive për tërheqjen e investitorëve të huaj në këtë rajon. Prandaj po e shihni se zgjidhja e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë është një binoim i cili po e dëmton komplet Ballkanin Perëndimor qoftë në zhvillimin ekonomik, qoftë në përmirësimin e imazhit por edhe në përshpejtim të proceseve integruese në familjen europiane. Për dialog dhe për marrëveshje duhen dy palë që njihen në mes veti, janë të barabarta politikisht në mes veti dhe garantojnë efekte “win-win” të zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Është për tu falenderuar gatishmëria e SHBA-ve për të mbështetur këtë dialog dhe për të normalizuar hendekun e krijuar në mes Kosovës dhe Serbisë, por lind pyetja deri sa Kosova nuk njihet si shtet për Serbinë dhe deri sa Kosova më tutje është pjesë e kushtetutës së Serbisë, kush me kë bisedon dhe si do të jetë implementimi i marrëveshjeve që do të nënshkruhen? Fakti që në delegacionin e Kosovës flitet për një dialog me rëndësi ekonomike siç është hekurudha, autorruga dhe avio-transporti, në përbërjen e këtij delegacionit kosovar ka shumë më tepër ngjyrosje politike, jo profesionale dhe më së paku përbërje dhe strukturë profesionale ekonomike.

A duhet të jetë përkatësia politike vlerë e delegacioneve të Kosovës apo ekspertiza shkencore që do ta argumentonte çdo vendim të arritur është vështirë për ta kuptuar por e vërteta është se në delegacionin e Serbisë nuk ka eufori, nuk ka pompozitet medial dhe në strukturë përveç politikë, ekonomi, ka edhe biznes dhe përfaqësim të biznesit. Është gabim të mendohet edhe më tutje në Kosovë se mbi interesat e shtetit duhet të jenë interesat e partive politike dhe përfaqësimi i këtyre partive në këto delegacione edhe pa dijeni dhe ekspertizë është obligative.

(Autori është ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë