Loading…

Takimi për Asociacionin: Dy ministra dhe Luan Dalipi nga Qeveria arrijnë në Ambasadën Amerikane

  • 31/01/2023 | 10:43

Takimi për Asociacionin: Dy ministra dhe Luan Dalipi nga Qeveria arrijnë në Ambasadën Amerikane

Të martën është ftuar një takim nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.


EO raporton se në këtë takim po marrin pjesë zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq e ministra tjerë.

Nga Presidenca është konfirmuar që do të shkojnë në këtë takim, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu, ekspert i jashtëm i BPRG-së.

Nga zyra e kryeministrit do të marr pjesë shefi i kabinetit, Luan Dalipi.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është parë nënkryetari Lutfi Haziri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë