Loading…

Takimi Rama-Basha pa asnjë rezultat

  • 03/05/2017 | 15:09

Takimi Rama-Basha pa asnjë rezultat

Takimi i zhvilluar në presidencën e Shqipërisë, ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit, Lulzim Basha, nuk ka sjellur asnjë rezultat.


Madje, aty mësohet se vetëm janë shtuar pikëpamjet e të dy liderëve, shkruan gazetametro.net.

Për këtë ka njoftuar presidenca shqiptare me anë të një njoftimi për shtyp. Ajo bëri me dije se në takimin që u zhvillua midis kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, “palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj”.

“Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”, lexohet në njoftimin për shtyp.

Ndryshe, takimi i mbajtur sot ka zgjatur rreth 3 orë, dhe u mbajt pas krizës politike që ka kapur vendin pas bojkotit të opozitës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë