Loading…

Takimi Rama-Kurti përfundon me një përqafim, në fokus të diskutimit marrëveshja e Ohrit

  • 26/03/2023 | 14:39

Takimi Rama-Kurti përfundon me një përqafim, në fokus të diskutimit marrëveshja e Ohrit

Ka përfunduar takimi në mes të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti.


Temë e diskutimit në takimin mes dy liderëve ka qenë marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Më herët, Kurti u takua me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë marrëveshja me Serbinë.

Ndërkohë që më herët, Abc News raportoi se Kurti pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim të shkurtër, Kurti tha se do të flasë për mediat pasi të përfundojë takimet e planifikuara.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë