Loading…

Takimi Reeker – Cakaj: SHBA mbështet “në mënyrë absolute” hapjen e negociatave

  • 16/07/2019 | 22:13

Takimi Reeker – Cakaj: SHBA mbështet “në mënyrë absolute” hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka bërë publike detaje nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan Philip Reeker, i cili shërben si Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA’ve, transmeton Gazeta Metro.


Cakaj shkruan në një postim në Facebook se SHBA mbështet hapjen e negociatave në tetor.

“Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjike të thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE’së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor,” shkruan Cakaj.

Cakaj thotë se reforma në drejtësi është një model rajonal për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej,” thotë Cakaj.

Ministri në Detyrë Cakaj shkruan se në takim u nënvizua “marrëdhënia e shkëlqyer dhe partneriteti i patjetërsueshëm strategjik” midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai prek dhe rëndësinë e çështjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në takim u theksua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimit të këtij objektivi,” shkruan Cakaj.

Cakaj shton se Shqipëria është një partner strategjik i SHBA’ve, por edhe një aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. “ShBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024,” thotë Cakaj.

Ministri në Detyrë thotë se SHBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë, “Shqipëria është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin e kultivojë partneritetin me ShBA’të në të gjitha fushat përkatëse! Orientimi euroatlantik është themeli vleror i politikës së jashtme të Shqipërisë në përgjithësi! ShBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë,” përfundon Cakaj postimin në rrjetin social Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë