Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg ka takuar këtë të premte të dërguarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.
Stoltenberg është shprehur se me Lajcak kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Diskutuam me Lajcak, për marrëveshjen për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. NATO vazhdon të ofrojë ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, ka thënë Stoltenberg.
Në postimin e tij në Twitter Stoltenberg ka thënë NATO dhe BE kanë interes të përbashkët në zgjidhje afatgjate politike në rajon.
“NATO dhe BE kanë interes të përbashkët në zgjidhje politike afatgjatë për rajonin”, ka shtuar tutje Stoltenberg.
Më poshtë keni postimin e tij. /gazetametro.net
Discussed with #EU Special Rep @MiroslavLajcak the arrangement to de-escalate tensions in north of #Kosovo. @NATO_KFOR continues to ensure a safe & secure environment & freedom of movement. #NATO & the EU have common interest in lasting political solution in the region. pic.twitter.com/jOPSNAc3qd
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 1, 2021