Loading…

Takohen Agimat për t’u pajtuar: Marrëveshja do të arrihet, kjo ministri i takon VV’së

  • 07/12/2019 | 13:19

Takohen Agimat për t’u pajtuar: Marrëveshja do të arrihet, kjo ministri i takon VV’së

Dy Agimat, aj Veliu dhe Bahtiri janë takuar për të qetësuar situatën mes LDK’së dhe VV’së, pas disa deklaratave që Glauk Konjufca i lëshoi dhe nga LDK u quajtën si provokime dhe të ulëta, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Komunë së Mitrovicë dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, po vazhdon takimet me anëtarët e LDK’së dhe të flas në emër të VV’së, ani pse ky i fundit nuk pak muaj që ka ndërruar parti, ai është bërë gati njeriu më i rëndësishëm brenda saj.

Bahtiri ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e LDK’së dhe kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, ku ka thënë se kanë biseduar për arritjen e marrëveshjes mes dy partive dhe ka garantuar se koalicioni do të arrihet.

Ai po ashtu tha se ka shkuar tek Veliu për ta zhbllokuar situatën e cila është krijuar në momentet e fundit nga deklaratat e Galuk Konjufcës.

“Dje jam takuar me Agim Veliun dhe kemi biseduar për këtë çështje dhe marrëveshja do të arrihet..Sigurisht që do të arrihet marrëveshja”, tha Bahtiri

Bahtiri tha se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i takojë Vetëvendosjes dhe jo siç është raportuar se do ta merr LDK’ja.

“Ministria e Punëve të Brendshme do ti takojë Lëvizjes Vetëvendosje pikë”, u shpreh Bahtiri.

Kryetari i Mitrovicës tha se posa të kthehet Albin Kurti në Kosovë do të fillojnë bisedimet mes tij dhe Isa Mustafës.

“Jam munduar që ta zhbllokojë situatën dhe mendoj që posa të kthehet Albini nga Gjermania dhe ai besoj që do të kthehet të hënën do të ndodhë takimi mes dy liderëve”, tha Bahtiri për Express.

Kujtojmë se pas deklaratave të Glauk Konjfucës, zyrtarët e LDK’së dhe vet kreu i saj Isa Mustafa ka anuluar të gjitha takimet me anëtarët e Vetëvendosjes dhe liderin e saj Albin Kurti.

Këto deklarata të Konjufcës nga LDK’ja u quajtën si provokime dhe të ulëta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë