Sipas njoftimit të lëshuar nga PDSH-ja, Menduh Thaçi ka potencuar rëndësinë e ndryshimit të nenit të kushtetutës së RMV ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe).
Zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut ishin në fokusin e bisedimeve që dje realizuan liderët e dy partive politike shqiptare atje, ai i BDI’së dhe PDSH’së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
“Dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti. Me këtë rast z. Menduh Thaçi e informoi z. Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së RMV ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktualitetin politik në vend dhe më gjerë. Bashkëbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PDSHja.