Loading…

Takohen liderët shqiptarë të Maqedonisë

  • 28/06/2017 | 18:41

Takohen liderët shqiptarë të Maqedonisë

Ka përfunduar takimi i liderëve shqiptarë i thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili u mbajt në ambientet e hotelit “Aleksandar Pallas” në Shkup.


Bashkimi Demokratik për Integrim e ka thirrur këtë takim me qëllimin e shqyrtimit dhe implementimit të përcaktimeve programore të bazuara në “Deklaratën e Përbashkët” të partive shqiptare.

Nga BDI-ja në këtë takim morën pjesë kryetari dhe organizatori i këtij takimi Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, nënkryetarja Teuta Arifi, nënkryetari tjetër Izet Mexhiti. Nga Aleanca për Shqiptarët të pranishëm janë Ziadin Sela dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Kurse nga PDSH-ja prezent ishte Luan Tresi. Ftesës së Ali Ahmetit nuk i është përgjigjur Lëvizja BESA. Kjo parti propozuan që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lëvizja BESA propozon që në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për Propozim-ligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij, njofton Alsat-M.

Një fakt tjetër interesant i këtij takimi është prezenca e PDSH-së për faktin se ajo nuk ka qenë nënshkruese në “Deklaratën e Përbashkët” të partive shqiptare, por nga ana tjetër i është përgjigjur ftesës së kryetarit të BDI-së në këtë takim.

Pas takimit deklarata për mediat dhanë kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe përfaqësuesi i PDSH-së, Luan Tresi.

Më duhet me orë të tëra të tregojë se cilët pjesë të Deklaratës së partive shqiptare janë të përfshira në programin qeveritar”, kështu është shprehur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm me partitë politike parlamentare shqiptare.

“Takimi i sotëm ishte në vazhdimësi e takimeve mes partive politike parlamentare shqiptare, vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani, kemi bërë bilanc të të gjitha programeve zgjedhore të partive politike me çka një pjesë e tyre vetëm se janë përfshirë në programin qeveritar. Ja t’u marrë shembull praktik, kemi kërkuar të bëhen takime të rregullta me fqinjët, rezultate ka pasur, takimi në Sofje, në Athinë, por dhe vizitat që do të bëhen nga autoritet e larta si paralajmërimet e Nimicit dhe Pribesë etj.”, deklaroi Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive.

“Pavarësisht se është parti opozitare, edhe ajo do ta drejtojë një takim të këtillë të përbashkët, ndamë brengosje të përbashkët që Besa nuk ka marrë pjesë. Të gjithë partitë politike e kanë përshëndetur pjesëmarrjen e PDSH-së”, tha Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë