Miliarderi amerikan Elon Musk është takuar të hënën me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në New York ku ky i fundit i ka kërkuar miliarderit që të hap një fabrikë të Teslas në Turqi, transmeton Gazeta Metro.
Erdogan i cili është në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (BE) ka folur me Musk edhe për një bashkëpunim potencial me kompaninë SpaceX për programin e saj hapësinor si dhe interesim është shprehur edhe për bashkëpunim me programin e dronëve ushtarak të Turqisë.
Sipas zyrës së presidentit turk, Erdogan i ka thënë Muskut që ai do ta mirëpriste një bashkëpunim në inteligjencë artificiale, Starlink dhe Space X ndërsa Musk ka thënë se SpaceX është e interesuar ta marrë licencën që të ofrojë shërbimet Starlink edhe në Turqi, raporton The Associated Press.
Erdogan: Where is your wife?
Elon Musk: Oh she, she is in San Francisco. We are separated now. That’s why I take care of my son
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) September 18, 2023
Në takim Musk ishte së bashku me djalin e tij më të vogël./gazetametro.net