Kryetari i Partisë së aksionit (PAD) demokratik të Sanxhakut Sulejman Ugljanin e kryetari i lëvizjes kosovare Vetëvendosje Albin Kurti kanë biseduar për “modalitetet e bashkëpunimit fëqinjësor” dhe kanë shprehur shqetësim për atë se statusi i Sanxhakut dhe boshnjakëve ende nuk është zgjidhur, trasnmeton Gazeta Metro.
Në një kumtesë të PAD-së thuhet se statusi i Sanxhakut dhe statusi i boshnjakëve ende nuk është zgjidhur për shkak të “raportit jotolerant të regjimit nacionalist serb ndaj boshnjakëve të Sanxhakut”.
“Regjimi aktual jodemokratik në Beograd paraqet pengesën më të madhe për vendosjen e standardeve evropiane dhe aplikimin e velrave evropiane në Ballkan”, ka vlerësuar PAD-ja dhe ka theksuar se Sanxhaku meriton status të regjionit evropian, i cili ka të drejtë në zhvillim të pavarur ekonomik e shoqëror.
Më tej thuhet se Ugljanin e Kurti kanë shqyrtuar situatën aktuale politike në regjion nga aspekti i situatës në regjion dhe integrimeve në NATO, të cilat janë “objektivisht parakusht për vendosjen e paqes stabile e të qëndrueshme, sigurisë e bashkëpunimit në Ballkan”, transmeton “Danas”./gazetametro.net