Loading…
Taksa 100% shtrenjton çmimet e këtyre produkteve: Flasin pronarët e marketeve
  • 15/08/2019 | 15:40

Taksa 100% shtrenjton çmimet e këtyre produkteve: Flasin pronarët e marketeve

Që nëntë muaj Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke ndaluar pothuajse në tërësi eksportin nga këto dy vende drejt Kosovës dhe duke ndikuar në rritjen e çmimeve të miellit, drithërave, pemëve, perimeve dhe produkteve tjera, shkruan Gazeta Metro.


Para vendosjes së taksës 100 për qind eksporti nga këto dy vende për një ditë ka qenë mbi 1.4 milionë euro, ndërsa për nëntë muaj pas taksës në total eksporti shënon 11 milionë euro, gjë që shënon rënie apo ndalje komplet e importit të produkteve nga këto dy vende.

Pronar të dy marketeve në Kosovë kanë folur për Metron ku kanë thënë se taksa ka pasur ndikim në rritjen e çmimeve.

Sipas arkëtarit të marketit ‘Xhati’ në Suharekë, ngritje të çmimeve ka kryesisht në pije.

“Rritja më e madhe çmimeve në artikujt ushqimor është bërë në pijet freskuese joalkoolike dhe ato alkoolike, ku çmimet janë rritur nga 15 deri në 20 për qind. Ndërsa çmimet tjera të produkteve ushqimore nuk kanë lëvizur”, ka thënë ai për Metron

Ndërkaq edhe pronari i një marketi në Prishtinë ka pohuar  se çmimet në produktet kryesore nuk kanë lëvizur fare, pasi produktet vendore po i zëvendësojnë ato me origjinë të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës.

“Konsumatorët po i zëvendësojnë produktet me origjinë të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës me produkte vendore ose me produkte që kanë prejardhje nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia dhe Turqia”, ka thënë ky pronar i marketit për Metron.

Ndërkaq një ngritje të çmimeve është evidentuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2,6 për qind në muajin korrik 2019 krahasuar me muajin korrik 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit; buka dhe drithërat kanë shënuar rritje për 14 për qind, mishi për 4.7 për qind, perimet 1.2 për qind, rritje kanë shënuar edhe produktet tjera”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Qeveria e Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar pati vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ndërkaq pesë vendet më të fuqishme të QUINT’it, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës të martës që të heq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë