Loading…

Taksa do të hiqet, por fjalët e këqija do të mbesin

  • Nga

  • NDUE UKAJ

  • 11/03/2020 | 12:38

Taksa do të hiqet, por fjalët e këqija do të mbesin

Taksa një ditë do të hiqet, dialogu dhe një marrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë do të marrin një epilog, jo pse duam ne, por pse na detyrojnë tjerët, por fjalët e këqija kundër aleatëve tanë nuk do të harrohen. 


Shkruan: Ndue Ukaj

Dhe kjo do të jetë një plagë e re në historinë tonë të re.
Në Kosovë po frynë një erë e keqe neokomuniste dhe kjo erë, shumë lehtë mund të shndërrohet në furtunë dhe pasojat mund të jenë fatale.

Për mua, ky është dëmi më i madh që po i bëhet vendit dhe brezave që do të vijnë.

Sepse, po iu lëmë një faqe të ligë të historisë, prej të cilës do të turpërohen.

– Duke u treguar mosmirënjohës, me ata që na kanë dhënë çdo gjë.
– Duke i përbuzë ata që na dhanë liri, dinjitet e shtet.
– Duke u bërë kryeneçë me ata që rrezikuan sistemin ndërkombëtar për të na nxjerrë nga robëria e balta.

Duke e parë si gjykon një pjesë e shqiptarëve lidhur me raportet tona me perëndimin, e kupton mirë se ata s’i ka lëshuar kllapia komuniste, prandaj gjykimet dhe vlerësimet e tyre për vlerat e demokracisë perëndimore i kanë utopike dhe histerike.

Dihet, kjo mendësi është ushqyer gjatë dhe me mjeshtri nga krejt instrumentet ideologjike të komunizmit.

Toka jonë, për shkak të trashëgimisë dhe mentalitet është pëlleshme për anomali e primitivizma, prandaj ata që po e mbjellin bimën e urrejtës antiperëndimore, me gulçima e propagandë, po bëjnë një dëm të madh dhe historik.

Dhe njëkohësisht, po rrezikojnë të hapen portat për një Kosovë larg orbitës së perëndimit, që domethënë një Kosovë pa liri perëndimore. Kjo çon rrugë despotia lindore.

Kosova mund të ekzistojë pa secilin president, kryeministër dhe pa shumë të tjerë që kukurisin andej e këndej, por liria dhe ekzistenca politike e saj është e lidhur organikisht me perëndimin – Amerikën dhe Europën.

Pra. Kosova rrezikon gjithçka, nëse lejon që të legjitimohet gjuha poshtëruese ndaj aleatëve. Një shtet që bën gabime të tilla, ai vendos vetëvrasjen e vet.

(Autori është shkrimtar i njohur dhe komentator politik. Artikulli botohet me të lejen e autorit)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë