Loading…

Taksa kufitare prej 15 eurosh mes Kosovës dhe Malit të Zi mbetet në fuqi

  • 01/05/2021 | 08:14

Taksa kufitare prej 15 eurosh mes Kosovës dhe Malit të Zi mbetet në fuqi

Dje gjatë ditës është raportuar se Mali i Zi mbrëmë ka marrë vendim që të largohet taksa kufitare me Kosovën prej 15 eurosh.


Mirëpo drejtori i turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë të ditur se kjo taksë ende është në fuqi.3Sipas tij, taksa prej 15 eurosh pritet të hiqet në fillim të muajit qershor.2323

“Ulqini është i përgatitur, jemi në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik më 1 maj”.

“Sa i përket taksës, ajo ka qenë një prej probleme shumëvjeçare që ka ndikuar më tepër në pritje sesa në kosto, besoj se së shpejti kjo do të eliminohet”.

“Nuk është hequr, ende është në fuqi, por janë takuar organet kompetente të Malit të zi dhe të Kosovës dhe unë pres që në fillim të qershorit këtë problem nuk do ta kemi më prezent”, ka thënë ai për Klanin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë