Loading…

Taksa rriti çmimet e produkteve për kosovarët dhe pengoi integrimin e Kosovës

  • 05/12/2019 | 08:58

Taksa rriti çmimet e produkteve për kosovarët dhe pengoi integrimin e Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka publikuar hulumtimin e saj dhe po tregon se taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ka rritur çmimet e produkteve për kosovarët prej 1.5%, po ashtu kjo taksë pengoi integrimin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Hulumtimi i bërë “Taksa 100%” një vite pas, dhe ndikimi i saj në ekonominë vendore, po del të jetë ndryshe se siç thotë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kryetari, Agim Shahini, tha se nga 21 nëntori 2018 e deri më 21 nëntor 2019 AKB-ja ka realizuar tri studime hulumtuese në 250 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të arritur deri në një rezultat se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100% për produktet ndaj Serbisë.

Sipas tij bizneset prodhuese dhe tregtare kanë treguar se kanë gjetur partnerë të rinj dhe zëvendësim të shpejtë dhe kjo ka ndikuar që të mos krijohet asnjë boshllëk në tregun konsumues, por ka pasur një rritje të çmimeve.

“Taksa pengoi Kosovën drejt integrimeve dhe Serbia e përdori si pretekste për fushatë për tërheqjen e disa njohjeve”, tha Agim Shahini.

Sipas tij, AKB-ja konstaton se taksa 100% ka rritur çmimet në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë me 1.5%; ka rritur prodhimin vendor 30%, punësimin vendor 20%, besimin në prodhimet vendore 60%./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë