Loading…
Taksa s’i zbeh raportet me Amerikën: Me 18 mars një zyrtare e lartë vjen në Prishtinë për ta konfirmuar
  • 15/03/2019 | 17:41

Taksa s’i zbeh raportet me Amerikën: Me 18 mars një zyrtare e lartë vjen në Prishtinë për ta konfirmuar

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Kristen D. Madison, do të vizitojë Prishtinën me 18 mars, duke konfirmuar kështu se taksa nuk ka zbehur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trasnmeton Gazeta Metro.


Rezistenca e kreut të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, për të mos pranuar kërkesat e SHBA-së për heqje të taksës ndaj produkteve të Serbisë, është thënë se ka acaruar raportet ndërmjet Prishtinës dhe Washingtonit. Një gjë e tillë ishte pohuar edhe nga diplomati amerikan, Mathew Palmer.

Por edhe përkundër kësaj, Prishtinën të hënën e viziton një zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë, e cila do të jap një donacion për Kosovën. Madison në Kosovë do të vijë me qëllim të dorëzimit të një donacioni për Agjencinë Kosovare të Forenzikës.

Lajmi për këtë është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ndihmëssekretarja Madison në Prishtinë me 18 mars. Ndihmëssekretarja e Shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, do të vizitojë Kosovën. Ndihmëssekretarja do të dorëzojë një donacion për Agjencinë Kosovare të Forenzikës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë