Loading…
Taksat: Ja kush përfitoi më së shumti nga bllokimi i mallit të Serbisë
  • 05/05/2019 | 21:19

Taksat: Ja kush përfitoi më së shumti nga bllokimi i mallit të Serbisë

Rampa kosovare në mallin nga Serbia, e cila ekonomisë serbe në vit i bën dëm prej 500 milionë eurosh, u ka krijuar biznes të mirë fqinjve, por edhe ekonomive më të zhvilluara të botës, shkruan “Blic”-i, transmeton Gazeta Metro.

Sipas të dhënave të cilave u referohet gazeta beogradase, Kosova në shkurt të këtij viti ka shtuar importin për 13,4 për qind, përkatësisht për 27 milionë euro në krahasim me shkurtin e vitit 2018.

Dërgesat më së shumti i ka shtuar Sllovenia, e cila në krahasim me një vit më parë kompanive në Kosovë u ka shitur mall për 9,3 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Në vendin e dytë është Maqedonia Veriore, e cila në shkurt në Kosovë ka plasuar shtatë milionë euro më shumë mall se në periudhën e njëjtë vjet.

Pasojnë Shqipëria e Turqia, prej nga Kosova e ka shtuar blerjen për nga gjashtë milionë euro.

Interesante është, shkruan “Blic”-i, se vendin e pestë e të gjashtë e ndajnë Gjermania e Kina. Ato eksportin në Kosovë e kanë shtuar për gjithsej rreth pesë milionë euro.

Shtim të dukshëm, prej rreth 1,5 milionë euro ka shënuar edhe Kroacia, ndërsa rritje prej rreth 400.000 eruosh kanë pasur edhe kompanitë nga Mali i Zi./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë