Loading…
Taksën 100% po e paguajnë qytetarët e Kosovës: Ajo vetëm po dëmton ekonominë e vendit
  • 12/05/2019 | 11:23

Taksën 100% po e paguajnë qytetarët e Kosovës: Ajo vetëm po dëmton ekonominë e vendit

Instituti GAP  ka mbajtur një konferencë për media, ndër të cilën ka thënë se taksa 100% më shumë po e dëmton ekonominë e Kosovës, se sa që po e ndihmon atë, transmeton Gazeta Metro.


Hulumtuesit e këtij instituti kanë thënë se taksën prej 100 për-qind më së shumti po e paguajnë qytetarët e Kosovës për shkak se eksporti nuk është rritur, por janë rritur çmimet e produkteve.

Gjatë këtij takimi është theksuar se Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s për shkak se Serbia e ka kërcënuar sigurinë e Kosovës. Berat Thaqi nga Instituti GAP, ka thënë se Kosova duhet të kërkojë që të ri-negociohet kjo marrëveshje.

“Kur është hartuar kjo taksë, nuk është menduar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë analizë paraprake nga Qeveria se cilat do të jenë efektet e kësaj takse. Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s për arsye se Serbia e ka kërcënuar sigurinë e Kosovës në rastin Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka dhënë deklarata për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës”, thuhet nga ky Instut.

Tutje, në bazë të shifrave të hulumtuara, thonë se është parë se taksa nuk e ka ndihmuar pdohimin vendor dhe se çmimet vetëm se janë rritur.

“Cilat janë efektet ekonomike prej taksës 100 për-qind? Në bazë të shifrave, ne kemi parë se taksa nuk e ka ndihmuar prodhimin vendor. Ndërsa çmimet e produkteve në vend janë rritur”, është thënë në takim./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë