Loading…

Taksia ajrore: Në punë nga 2025-a, s’do të jetë më i shtrenjtë se taksitë e rëndomta |PAMJE

  • 26/05/2019 | 23:34

Taksia ajrore: Në punë nga 2025-a, s’do të jetë më i shtrenjtë se taksitë e rëndomta |PAMJE

Kompania start-up gjermane “Lilium” ka prezantuar prototipin e taksisë fluturuese, e cila sipas pritjeve të komapinës që në vitin 2025 do të kryejë shërbime të transportit në shumë qytete të botës, transmeton Gazeta Metro.


Kompania ka prezantuar prototipin e taksisë ajrore me pesë ulëse, i cili bëhet në lëvizje me motor elektrik. Thuhet se taksia-aeroplan, i cili këtë muaj ka pasur fluturimin e parë, me një mbushjeje baterie mund të kalojë 300 kilometra, ndërsa udhëtarët me ndihmën e aplikacionit në smartphine mund t’i rezervojnë fluturimet ndërurbane.

Çmimi i biletës për taksinë e së ardhmes ende nuk është i njohur, por nga kompania thonë se do të jenë “të krahasueshme me çmimin” e taksive të rëndomta. Drejtori komercial i “Lilium”-it Remo Gerber ka shpjeguar se inovacioni është paraparë për njerëz të rëndomtë, jo vetëm për biznesmenë të pasur, shkruajnë mediet.

Kompania “Lilium” është themeluar në vitin 2015 dhe thotë se fluturakja e tyre ka aftësi të kalojë distanca shumë më të mëdha se konkurrenca./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë