Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësishme jo vetëm për banorët e këtij kontinenti, por edhe për njerëzit nga shtetet tjera të botës.
Kështu, atmosfera e garës mes Hillary Clinton e Donald Trump ka kapluar edhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Një taksist atje ka dekoruar makinën e tij me flamuj amerikanë, por në mbështetje të kandidatit republikan për president, Donald Trump. /gazetametro.net