Loading…

Tali ‘zbërthen gjeopolitikën amerikane’, tregon si mendojnë e veprojnë në Washington D.C

  • 09/11/2021 | 14:59

Tali ‘zbërthen gjeopolitikën amerikane’, tregon si mendojnë e veprojnë në Washington D.C

Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, sërish ka filluar me analizat e gjeopolitikës amerikane, pas ‘tronditjes’ që pësuan kur Kosova nuk  u ftua nga Amerika në Samitin e Demokracisë, shkruan Gazeta Metro.


Ishte shefi i tij që u shpreh optimist duke thënë se shpreson se vitin tjetër do jenë të ftuar, ndërsa sot këshilltari i tij ka bërë një ‘’analizë të çështjes’’, duke treguar se si funksionon Amerika.

Ai ka cituar fjalët e një këshilltari të Qeverisë së Serbisë që e konsideron ‘’intelektual, madje më i respektuari.’’

“Që nga vitet e hershme 90’, në State Department [Departamenti Amerikan i Shtetit] ekziston një frymë a priori serbofobe që përcillet brez pas brezi’’, e nisi statusin e tij Tali, derisa tha se të gjithë këta diplomatë që pasuan janë nxënës të Holbrook’ut.

Postimi i plotë:

“Që nga vitet e hershme të 90’ve në “State Department” ekziston një frymë apriori serbofobe, e cila përcillet bez pas brezi.

Të gjithë këta diplomatë që pasuan janë nxënësit e Holbrukut. Tashti s’fundmi, nga penzionimi, e  sollën në skenë edhe Hiillin”.

Sërgja Trifkoviç, njëri nga intelektualët më të respektuar të Serbisë, njëherit edhe këshilltar i Qeverisë.

Përkrahës i Trampit dhe Grenellit./Tali ‘zbërthen gjeopolitikën Amerikane’ përsëri, tregon si mendojne e veprojnë në Washington D.C,/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë