Loading…

Talibanët me dekret për të drejta të grave, ‘të drejtë për të zgjedhur burrin’ e s’përmendin asgjë tjetër

  • 03/12/2021 | 13:04

Talibanët me dekret për të drejta të grave, ‘të drejtë për të zgjedhur burrin’ e s’përmendin asgjë tjetër

Siç e quajnë veten Emirati i Afganistanit, të premten doli me dekret për të drejtat e grave në Afganistan. Ata vendosën se gratë nuk qenkan pronë dhe nuk mund të këmbehen për paqe apo për t’u dhënë fund armiqësive, transmeton Gazeta Metro.


Qeveria e talibanëve në Afganistan ka lëshuar të premten, 3 dhjetor, një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin për martesë. Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë.

Talibanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

“Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Askush nuk mund ta këmbejë atë për paqe apo për t’iu dhënë fund armiqësive”, është thënë në dekretin e talibanëve të lëshuar nga zëdhënësi, Zabihillah Muhajid.

Në dekret është thënë se gratë nuk duhet të martohen me detyrim dhe se gratë vejusha duhet të kenë qasje në pasurinë e ish-bashkëshortit.

Gjykatat do të duhet të kenë parasysh këtë dekret kur të marrin vendime dhe ministritë për çështje fetare dhe informim duhet të promovojnë këto të drejta, është thënë mes tjerash në dekret.

Gjatë regjimit të kaluar në periudhën 1996-2001, talibanët ua kanë ndaluar grave daljen nga shtëpitë pa një familjar burrë, i kanë detyruar të mbajnë mbulesë në kokë dhe ua kanë ndaluar qasjen në edukim.

Në shtator të këtij viti Talibanët morën kontrollin e plotë të territorit të Afganistanit pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare. Që nga ajo periudhë ky vend përballet me krizë humanitare për shkak të mungesës së kompetencës në qeverisje të fanatikëve islamikë. Ata kanë kërkuar njohje ndërkombëtare dhe kanë negociuar si me SHBA dhe me BE për ndihmë dhe asistencë. Bashkësia ndërkombëtare ju kanë vënë kushte për ndihmën ndaj tyre, një prej të cilëve ishte respektimi i të drejtave të grave.

Ka raporte të tmerrshme për trajtimin e grave nga Talibanët pas pushtimit. Një rast i njohur ishte ekzekutimi i atletes afgane të kombëtares me prerje koke. Gjatë ofensivës afgane në muajin gusht një prej komandantëve talibanë ju kishte tërhequr vërejtjen popullatës të mbajnë gratë e mbyllura pasi ushtarët e tyre nuk janë të përgatitur të përballen me këtë çështje sipas tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë